Elvis Naçi: Nesër Atika hyn në operacion në Spitalin Bambino Gesu, të lutemi për suksesin e saj

Në një moment të rëndësishëm për shëndetin e Atika Pirevës, 15-vjeçares nga Mitrovica, hoxhë Elvis Naçi ka ndarë lajmin se nesër ajo do t’i nënshtrohet operacionit në Spitalin Bambino Gesu në Itali.

Naçi, i cili ka udhëhequr nismën për mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj, ka bërë thirrje për lutje dhe mbështetje shpirtërore, duke shprehur shpresën se gjithçka do të shkojë mirë.

“Zot, shëroje,” shkroi ai në një postim, duke rikujtuar se solidariteti i jashtëzakonshëm i shqiptarëve bëri të mundur mbledhjen e shumës së nevojshme në kohë rekord.

Atika Pireva u bë simbol i forcës dhe shpresës për të gjithë ata që ndjekin rastin e saj. Përmes përkushtimit të bamirësve dhe organizimit të shkëlqyer, ajo tashmë është pranë një momenti vendimtar në rrugën e saj drejt shërimit.

Lexo edhe:  Mosmarrëveshje mes dy grave, përleshen mes vete djemtë e tyre