Momenti kur arrin ish-ushtari i UÇK-së në Kosovë, ishte arrestuar para 1 viti në Merdare

Gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu në Serbi, veterani i UÇK-së, Hasan Daka, i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.

Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke kërkuar lëshimin e tyre.

Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdare për të shkuar në Itali.

Ndërsa janë publikuar pamje kur Dakaj arrin në Kosovë. Mes duartokitjeve u pritë nga një numër i lartë i qytetarëve./Indeksonline/

Lexo edhe:  “Vdekje Kurtajt – shqiptar mu**”, ky është i dyshuari për kanosjen e ish-pjesëtarit të FSK-së dhe xhaxhait të tij