Gjeneral Rrahman Rama nderon shokun e luftës, Heroin Xhevat Jusufi, në përvjetorin e rënies

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ka vizituar sot Smrekonicën, vendin ku gjatë luftës humbi shokun e tij, Heroin e Kombit, Xhevat Jusufi.

Përmes një postimi në Facebook, gjenerali Rama theksoi rëndësinë e nderimit të veprës së lavdishme të Jusufit, duke e cilësuar atë si një luftëtar të shquar dhe trim të rrallë.

“Sot nderuam veprën e lavdishme të tij. Jam me fat që e njoha nga afër dhe luftova krah tij,” shkroi ai, duke përfunduar me mesazhin: “Lavdi i qoftë përjetësisht!”

Lexo edhe:  Ferizajasi ia sheh sherrin piknikut të 1 Majit, përfshihet nga zjarri i skarës – humb vetëdijen