I riu nga Mitrovica diagnostifikohet me një sëmundje të rëndë, familja ka nevojë për ndihmë

Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve. Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute.

Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi. Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj. Për operacion, atij i duhen 120 mijë euro.

E ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Mitrovica, apelohen që të ndihmojnë në numrat e poshtëshënuar.

Lexo edhe:  Arrestimi i politikanit serb në veri, IPK-ja: S’kemi ankesë për arrestimin