Krerët e UÇK-së në Hagë ngushëllojnë familjen e Mujë Krasniqit për vdekjen e nënës

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.

Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, duke i shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së dy dëshmorëve, Mujë dhe Ali Krasniqi

Ndryshe, disa ditë më parë ndërroi jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi).

Lexo edhe:  Policia me njoftim zyrtar për zhdukjen e 50 vjeçarit dhe dy fëmijëve të tij: Vajzën e shpëtuam, babain dhe djalin i mori rrjedha e ujit