“Mundet me u ndal rryma, nuk e kemi të sigurt”- Analisti kosovar ndez qiri në studio

Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime të rrymës.

Këtë çështje e ngriti sonte në Pressing analisti Burim Ramadani.

Ai në shenjë solidarizimi me qytetarët që po përballen me reduktime të ashpra e ndezi një qiri në studio.

I njëjti tha se “mundet me u ndal rryma, nuk e kemi të sigurt”.

“Nuk e di a ndalet rryma, pe la këtu qirin. Mundet mu ndal rryma. Po solidarizohemi me një pjesë të madhe të Kosovës që as nuk e shohin ndoshta momentalisht emisionin, ndoshta në reprizë e shohin”, tha Ramadani.

“Le ta dinë që na të paktën po solidarizohemi me do njerëz në Kosovë që në vitin 2024 s’kanë rrymë”, shtoi ai.

Lexo edhe:  Po ia kërkojnë të gjithë ndërkombëtarët, por Kurti thotë JO për Asociacionin