Ish-Miss Kosova i bën vetes dhuratë një veturë luksoze

E njohur për elegancën dhe suksesin e saj, ish-missi Arbnora Ademaj ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Këtë herë ajo është bërë temë e mediave për shkak të një dhurate të veçantë që i ka bërë vetes, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja është bërë me një veturë luksoze të markës Mercedes Benz G-Class, e cila konsiderohet si një nga SUV-të më të kërkuara në botë.

Ndryshe, Ademaj po vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme duke qenë një shembull frymëzues për shumë të rinj që ndjerin ëndrrat e tyre me pasion dhe sigurisht mjaftë përkushtim.

Lexo edhe:  Buci e bullizoi për rrahjen e babait, reagojnë nga ‘Instagrami’ i Azemit: Turpi i shqiptarisë