Gucati: Zv.kryeminsitri Besnik Bislimi vizitoi vetëm Rexhep Selimin në Hagë, ne të tjerëve jo

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka zbuluar detaje nga mbajtja në paraburgim në Hagë, ku përmendi edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në “Debat Plus”, ai tha se Bislimi kishte vizituar vetëm Rexhep Selimin, por jo edhe pjesëtarët e tjerë që po mbahen atje.

“Çka është më e keqja, zëvendëskryeministri erdhi në vizitë, vizitë tinëzare, ne e kemi pa, Besnik Bislimi, ka qenë në vizitë te Rexha e te na nuk ka qenë kurrë, e ka vizitu veç Rexhën” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Vlen të theksohet se para pak ditësh, Gucatit i përfundoi dënimi nga Gjykata Speciale.

Lexo edhe:  "Pablo Escobar i rajonit" - Luks i shfrenuar, dalin pamjet brenda vilës së Radojçiqit