Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot më i ftohtë, me erëra kryesisht nga veriu dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Në viset kodrinore-malore do të shtohen shtresat e borës, kurse shtresa simbolike bore do të krijohen edhe në disa zona të ulëta, por jo në të gjithë vendin sepse nuk priten reshje të mëdha bore. Temperaturat do të pësojnë ulje dhe pritet të luhaten afërsisht nga -2 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të ZI pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe intervale kohore me diell në disa zona kryesisht të Shqipërisë. Reshje të herëpashershme lokale bore priten në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe lindje të Shqipërisë. Në veri të Malit të Zi priten reshje intensive dhe shtresa më të mëdha bore, ndërsa stuhi dimërore do të ketë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gati në të gjithë territorin e fqinjit tonë verior. Temperaturat do të jenë tipike dimërore.

Nga e Mërkura na pret mot me vranësira e reshje të herëpashershme lokale bore. Në disa ultësira mund të përzihen me shi. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje të mëtutjeshme sidomos ato minimale. Reshjet nuk do të jenë të mëdha, por do të krijojnë disa shtresa diku më solide e diku më simbolike (normalisht diku nuk do të ketë fare ose shumë pak) për të na kujtuar një mot tipik dimëror./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vdes një 2-vjeçare në Istog, Policia po e heton rastin