Xhelal Sveçla lë në këmbë Policët e Kosovës

Orari i tyre është i pa paracaktuar, disa punojnë ditën, të tjerë natën e me raste puna e tyre kërkon emergjencë e më rrezikshmëri të lartë, por rrogat e policëve të Kosovës, nuk janë të dinjitetshme.

Përveç kësaj, ata obligohen të bëjnë çare edhe për transportin e tyre, që kur erdhi në krye të ministrisë Xhelal Sveçla, pasi tash disa nga autobusët që baritnin policet për në stacionet policore, janë ndaluar.

Por edhe atëherë, sipas Avdi Hotit, nënkryetar i Sindikatës së PK-së, një shërbim i tillë nuk qe i plotë pasi që bënte bartjen e policëve vetëm nëpër disa qytete.

Sigurimi i transportit në mënyrë vetanake, për policët po del të jetë një problem i madh.

Sipas Hotit, policët po detyrohen të presin ndihmën e qytetarëve.

Një gjë e tillë ndikon edhe në dëmtimin e imazhit të Policisë së Kosovës.

Madje pritjet po i vënë ata në rrezik.

Udhëtimi me makinë, me autobus apo në ndonjë alternativë tjetër, po ua dëmton xhepin policëve, pagesa e të cilëve sipas nënkryetarit Hoti është modeste.

Për KIKS-in, Hoti rrëfeu se në fillim të këtij viti ministri Svecla u bëri një premtim që dritën nuk e pa kurrë.

Hoti shprehet skeptik nëse sjellja e autobusëve do të mund të zgjidhte këtë problem.

Kjo për shkak se policia punon në tre ndërrime dhe qarkullimi i autobusëve 24 orë do të ishte i pamundur.

Lexo edhe:  Çka është ETIAS-i? Problemi tjetër që po penalizon përsëri Kosovën për heqjen e vizave!