Çmenduri çmimesh në Kosovë, brenda një dite çmimi çokollatës në dy markete ndryshon në ekstremitet

Produkti i njëjtë ndërsa çmimet totalisht ndryshe janë hasur në dy markete të mëdha në Kosovë brenda ditës së njëjtë më 16 dhe 17 dhjetor.
2 euro e 49 cent kushtonte çokollata „Milka“ në supermarketin Super Viva ndërsa vetëm 95 cent kushtonte produkti i njëjtë në super marketin Interex.

Ky dallim enorm i çmimeve është bërë sfiduese për qytetarët të cilët kanë raportuar tek lajmi.net të shqetësuar.

Kontrolli i çmimeve në super markete nuk po bëhet nga inspektorati ,prandaj edhe ndryshimi i çmimeve ka mbetur në “duart” e pronarëve të tyre duke vështirësuar kështu jashtë mase jetën e qytetarëve të cilët duhet t’i blejnë këto produkte.

Lexo edhe:  Babai heroik, Ragip Xhaka mes lotësh e shijon suksesin e Granitit