Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

Një person ka pësuar lëndime trupore dje në Prishtinë sa ishte në vendin e tij të punës.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë ku punon viktima dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS / Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 14.10.2022-17:05 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Historiani shqiptar: Njohja e Kosovës nga Vatikani do t’i hiqte Serbisë mundësinë e abuzimit me manastire