Nervozohet me Xhenetën – Gjesti gjuan me gjësende në Big Brother VIP Kosova
Gjesti dhe Xheneta Fetahu kanë pasur së fundmi një darkë sqaruese, ku diskutuan për shumë gjëra.
Ata kanë folur për të gjitha gjërat që kanë ndodhur mes tyre në këtë shtëpi si dhe për arsyet e distancimit nga njëri-tjetri.
Dyshja zbuluan gjithçka, por që në shumë raste nuk u pajtuan me mendimet e tjetrit.
Të njëjtit arritën në një pikë ku dëshirojnë të vazhdojnë vetëm në këtë format.
Ka qenë modelja që ia bëri me dije disa here se dëshiron të vazhdojë veten dhe se nuk i kanë pëlqyer disa gjëra që ka bërë.
Pas darkës, këngëtari pejan dukej të jetë i nervozuar me Xhenetën për shkak të një veprimi që bëri menjëherë pas sqarimit të tyre.
Në këtë mes u përfshi edhe Vullneti, gjersa Gjesti i tha Xhenetës se ka menduar që është keq dhe që kjo nuk është hera e parë që e vë në pozitë të tillë.