Edi Rama: Tiktok është rrugaçi i lagjes, duke filluar nga janari do ta mbyllim për një vit

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.

Ai tha se TikToku do të mbyllet nga janari i 2025-tës për një vit.

“Tiktok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Do ta mbyllim për një vit. Ne ndërkohë kemi bërë të gjithë hulumtimrty tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit, do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tiktok në republikën e Shqipërisë s’do të ketë. Më pas, do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera. Si do të reagojë vetë Tiktok, se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy të ndryshëm Tiktok në Kinë promovon se si nxënësit bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj”.

“Rrugacërira, dhunë bullizëm, krim, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në Tiktok e Kinës. Ndërsa në Tiktok jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Këtë rrugac do ta përzëmë nga lagjia për një vit dhe më pas do të shikojmë se cfarë do të bëjnë të tjerët”, ka deklaruar Rama.

Lexo edhe:  “Me dashtë edhe fëmijën tem e mbys/ Zbulohet identiteti i burrit dhe detaje tronditëse të dhunës në familjen gjilanase