Historia prekëse që nuk dihej për renë e Shkurtes!
Ahengu i familjes Behluli ishte top temë në fundjavë.
Martesa e djalit të këngëtares Shkurte Fejza zgjoi shumë interes dhe u përcoll në rrjete sociale e në media.
Në një intervistë për Prive pas dasmës, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrushi, foli më shumë për raportin me nusen e djalit.
Ai tregoi se ai e sheh si vajzë të tij, duke e konsideruar raportin me Erzën si prindër-vajzë.
Hajrushi mes tjerash, duke folur për edukatën e lartë dhe qëtësinë e Erzës, ndau një tjetër detaj të panjohur më parë.
Ai zbuloi anën prekëse dhe emocionale kur foli për familjen e Erzës, e cila është në mesin e shumë familjeve shqiptare të prekura gjatë luftës nga krimet serbe.
Në moshë të vogël, gjatë luftës, Erza ka humbur babain nga forcat serbe.