Rama vazhdon takimet me nëndegë në Vushtrri, thotë se ka vullnet për angazhim në strukturat e PDK-së
Gjenerali Rrahman Rama, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit po garon për deputet nën siglën e PDK-së, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë, në mbarë vendin.
Mrëmjen e sotme, ai ka mbajtur takim me anëtarë nga katër nëndegët e PDK-së në Vushtrri.
Rama, i cili mban numrin 7 në listën zgjedhore, thotë se takimi me këto nëndegë, dëshmoi vullnetin për angazhim të strukturave të partisë.
Postimi i plotë:
Takimi me nëndegët Qendresa 1, 2, 3 dhe 4, tregoi vullnetin për angazhim të strukturave tona.
Vetëm puna e tillë, pa u ndalur e pa u lodhur, e bën të mundur që Kosova të bëhet #mamirë.
#Rr7