“Ti nuk më shet moral”, “Ti frikësohesh nga ato që di unë për ty”, debat i ashpër mes Sarës e Xhenetës

Vullneti dhe Xheneta kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në shtëpi teksa pastronin hapësirën e banjove bashkë.

Teksa diskutonin, Sara kërkon që të laj duart dhe Xheneta menjëherë ia ktheu përgjigjën me një kunjë.

“Mos harro me dëgju pak tek dera”, u shpreh Xheneta teksa Sara ia ktheu ‘nuk jam si ty unë’.

E gjithë kjo ngjarje bëri që të shpërthejë një debat mes tyre teksa Sara i kërkoi Xhenetës që të mos i shet moral.

“Ti nuk mund të më shitësh mua moral e as askujt, je parë ti deri tani se si je”, u shpreh Sara.

“Unë di gjëra shumë për ty dhe kjo po të frikëson ty”, u shpreh Xheneta.

Por debati mes tyre agravoi teksa të dyja debatonin fytyrë më fytyrë.

Lexo edhe:  Pa para e pa të dashur në Amerikë, Trejsi Sejdini sqaron të vërtetën