Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që e shpëtoi në Kosovë
Specialisti i ushtrisë amerikane Landon Gnade nga Atlanta, Gjorgjia, ishte së fundmi me mision nëntë-mujor në Kosovë. Ai gjeti një qen të quajtur Lepo në kampin e tij.
Edhe pse nuk po kërkonte të krijonte një raport, ushtari u lidh me qenushin.
Siç raporton media amerikane “Fox5Atlanta”, Landoni dhe Lepo u bënë miq
“Isha i tronditur sesi ky qen erdhi drejt meje dhe vendosa që ai kurrë të mos largohej nga unë. Ai kishte disa probleme shëndetësore që i pagova për t’i trajtuar dhe gjatë muajve të ardhshëm u bëmë miqtë më të mirë”, tha Landon.
Kur misioni i Landonit përfundoi në tetor, zemra e tij u thye pasi duhej të linte Lepon pas.
Media amerikane shkruan për organizatën jofitimprurëse “Paws of War”, e cila thotë se ka ribashkuar pjesëtarët ushtarakë me kafshët për më shumë se një dekadë. Një ushtar i kontaktoi ata për t’iu treguar për lidhjen e Landonit dhe Lepos.
“Paws of War” nisën punën duke ia siguruar një pasaportë Lepos dhe duke u siguruar që ai të mund të bashkohej me Landonin në shtëpinë e këtij të fundit, dhe të financonte transportin e tij në Amerikë.
“Trauma e një ushtari që duhet të lërë një kafshë pas – ata edhe ashtu bëjnë kaq shumë sakrifica, dhe ne nuk duam që ata të bëjnë kurrë më atë sakrificë”, thotë Gary Baumann nga “Paws of War”.
Landon është mirënjohës që e ka kthyer Lepon, duke shpjeguar se si shoqëria e qenushit e ka ndihmuar atë të përshtatet me jetën në vend.
“Jam shumë me fat. Nuk mund t’ju tregoj se sa i lumtur jam tani me të këtu”, tha specialisti i Ushtrisë Amerikane, Landon Gnade. “Është ngushëlluese. Është e mrekullueshme, sepse nuk po e kaloj kohën i vetëm. Ai është aty pranë meje”. /