Kosova po i kontrollon në kufi mandarinat nga Shqipëria pas dyshimeve me pesticide të rrezikshme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera, për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet.

AUV thotë se nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë.

“Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike”, thuhet në njoftim.

Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, AUV thotë se masën e vendosur e bëjnë me qëllim të eliminimit të dyshimeve të ngritura.

“Synim kryesor të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve  bëhet pa dallim”, thuhet më tej.

Lexo edhe:  Zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Prokuroria nis të hetojë