Veterani emocionon pasi u kërkua ndihmë për miell për familjet me jetimë: 170 euro e kom pensionin, por ka 50 euro çdo muaj jom në gjendje m’i jep

“Jepi zë”, publikoi të marten një lajm ku njoftohej se aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti, po kërkonte 300 thasë miell për t’i shpërndarë te familjet me jetimë.

Aty vullnetar për të ndihmuar ka dalë Gëzim Paçarada, i cili thotë se është i gatshëm t’i dorëzojë që tani 50 thasë.

Ai thotë edhe se merr pensionin e veteranit të luftës në shumë prej 170 eurosh dhe nga ky pension është i gatshëm t’i ndajë nga 50 euro çdo muaj për të ndihmuar familjet në nevojë.

Lexo edhe:  Përleshje në Kuvend, sulmohet Albin Kurti