Detaje nga atentati ndaj zyrtarit policor në Pejë- Arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet arma

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me atentatin që ndodhi të martën në Pejë, ndaj një zyrtari policor.
Policia bënë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ku viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar.

“Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ndryshe mbrëmë policia e Pejës bëri të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё Shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.

Policia njoftoi se derisa zyrtari policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbretëresha Teutё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet policin.

“Zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё. Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm”, kishte njoftuar mbrëmë policia.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Pejë, nëna e çon në Polici djalin e saj