Merr flakë fabrika e mishit “APETIT” në Milloshevë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mëngjesit në fabrikën e mishit “APETIT“.

Në pamjet e publikuara nga “JEPI ZË”, duket tymi i zi që ka mbuluar zonën.

Për këtë rast ende nuk ka një deklaratë nga Policia rreth shkaqeve apo dëmeve të shkaktuara.

“Jepi Zë” ka arritur të sigurojë pamje nga dalja e tymit, si dhe nga intervenimi i një numri të madh zjarrfikësish që po tentonin ta shuanin zjarrin.

Ndryshe, kjo fabrikë ka qenë disa herë temë diskutimi për veprime të dyshuara në lidhje me mishin.

VIDEO

Lexo edhe:  Pejani harroi ku i shpenzoi 10 mijë euro, hap rast në polici kinse ia kanë vjedhur