Dreka sot në një kazermë të FSK-së: “Ushtarët e rinj po detyrohen ta bëjnë punën e kuzhinierit”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpërndarë një fotografi se në Kazermën e FSK-në në Istog nuk ka as kuzhinier, as organizim e as kushte.

Deputetja ka postuar një fotografi në Facebook nga servimi i drektës sot në këtë kazermë, ajo thotë se ushtarët e rinj po detyrohen ta bëjnë punën e kuzhinierit.

Postimi i saj i plotë:

Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog.

Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.

@ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur, vdes mësuesi i njohur nga Skenderaj