Ushtarë amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës, KFOR-i: Pjesë e misionit për të garantuar mjedis të sigurt e të qetë

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer “patrullime rutinë të montuara dhe të zbritura nëpër zona të shumta të Kosovës veriore”, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i shton gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s ndau fotografi të ushtarëve duke kryer patrullime në një zonë të mbuluar me borë.

Lexo edhe:  Sonte i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit që vdiq pasi u plagos mbrëmë në Bon Vivant