Policia në aksion – Kontrolle në 125 lokale, 21 ‘eskorta’ të arrestuara për prostitucion e 7 të dyshuara për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’

Policia e Kosovës ka zhvilluar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, i cili ka rrjedhur si planifikim dhe aktivitet i EMPACT-it, në të cilin përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX si dhe INTERPOL.

Ky plan sipas policisë është realizuar më bashkëpunim me inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë.

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar 125 lokale të ndryshme

Organi i rendit dhe ligjit ka arrestuar 7 të dyshuara për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe ka identifikuar 7 fëmijë lëmoshë-kërkues.

“Inicimi i 7 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 7 femra të dyshuara si dhe janë identifikuar 7 fëmijë lëmoshë kërkues”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë inicuar 10 raste për ‘marrje me prostitucion’, të identifikuara si ‘Eskorta’.

“Gjithashtu janë iniciuar edhe 10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar”, njoftohet tutje në komunikatë.

Policia tutje ka deklaruar se ka sekuestruar 73 dokumente të shtetasve të huaj dhe gjatë kontrollimit të tyre ka rezultuar se për një person ka urdhërarrest aktiv.

“Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Skandal: 63-vjeçari në Prishtinë sulmon seksualisht një vajzë 12-vjeçare, bie në pranga

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës pasqyron rezultatet nga plani operativ ‘Ditët e veprimit të përbashkët JAD SEE 2024’

Prishtinë, 16 dhjetor 2024

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve të saj sipas autorizimeve ligjore, me synim arritjen e rezultateve sa më profesionale në identifikimin dhe trajtimin e veprave penale dhe dukurive të tjera negative, ka zhvilluar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, i cili ka rrjedhur si planifikim dhe aktivitet i EMPACT-it, në të cilin përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX  si dhe INTERPOL.

Bazuar në planin e përgatitur, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, DHTNj, ka ndërmarrë veprimet siç janë:

operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,
operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve,
plani taktik lidhur me eskorta.
Gjatë planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësi tjera mbështetëse të Policisë së Kosovës si dhe i tërë plani është realizuar në bashkëpunim me  inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë dhe ky bashkëpunim ka rezultuar me aktivitetet si në vijim:

Inspektimi/kontrollimi i 125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Inicimi i 7 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 7 femra të dyshuara si dhe janë identifikuar 7 fëmijë lëmoshë kërkues.
Gjithashtu janë iniciuar edhe  10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar.
Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme.
Me respekt

Lexo edhe:  Skandaloze: Vendoset mbrapsht flamuri i Kosovës në fanellat e lojtarëve të Armenisë

Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

DIMP