Dy ndeshjet e Superligës sot filluan me nga 1 minutë heshtje në nderim të Erjon Morinës

Sot po luhen dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të cilat nisën nga ora 13:00.

Në dy ndeshjet, Ballkani – Llapi dhe Malisheva – Suhareka, përpara fillimit të takimeve u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim për ish-futbollistin e Vushtrrisë, Erjon Morina.

22-vjeçari u nda nga jeta dy ditë më parë, pasi kishte pësuar një sulm gjatë stërvitjeve, ndërsa dje i është dhënë lamtumira e fundit.

Lexo edhe:  Kapadaia me ‘Porsche’ sillet nëpër Prishtinë me armë në brez, përfundon në polici