Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të kemi shtimin e menjëhershëm të vranësirave të cilat herë pas here lokalisht do të kushtëzojnë reshje shiu, ndërsa në viset malore nganjëherë reshje bore. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta dhe pritet të luhaten nga -1 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të ketë dendësim masiv të vranësirave reshje e rrebeshe shiu të cilat mund të jenë mjaft intensive sidomos në viset bregdetare ku priten edhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset e larta malore nganjëherë priten reshje bore.

Rrebeshe intensive priten edhe në jug të Malit të Zi, kurse reshje lokale të herëpashershme priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Normalisht reshjet intensive nuk do të zgjasin shumë. Në Kosovë (shumë zona) do të ketë intervale të gjata kohore pa reshje edhe pse me vranësira të dendura.

Edhe të dielën na pret mot me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme lokale. Në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu. Priten kryesisht reshje shiu, ndërsa borë kryesisht në viset kodrinore-malore. Vonë në mbrëmje mund të ketë reshje të përziera ose ndonjë fjollë borë edhe në disa zona më të ulëta mbidetare sidomos në Rrafshin e Kosovës.

Të Hënën më ftohtë dhe kthjellim i motit, përpos Kosovës ku priten ende vranësira dhe ndonjë fjollë sporadike bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Rrahje brutale në Prizren, bëhen "kërrsh" - 9 persona lidhen nga Policia