Gjobitet për rrezikim të pjesëmarrësve në komunikacion

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një person në Koshare, pasi po drejtonte kamionetën duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacionin.

“Policët e Njësisë së komunikacionit rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55-vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendi, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.

Ai është gjobitur me 40 euro, ndërsa personi juridik që e ka lejuar shoferin ta transportonte mallin është gjobitur me 300 euro.

“Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyzet (40) euro, ndërsa për personin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara,  i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej treqind (300)eurove”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Eskalon Vuçiq për bombën e mbrëmshme në Mitrovicë: Shpresoj të mos jenë amerikanët prapa tij