Gjenerali Rama: Në çdo fshat po na presin dyerhapur, kjo më jep motiv

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Gjenerali Rrahman Rama, po vazhdon vizitat e tij në mbarë Kosovën.

Ish-komandanti i FSK-së, i cili i ka hyrë politikës, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë.

Në mbrëmje, ai ka qëndruar në fshatin Dumnicë, ndërsa thotë se kuso po pritet me dyer hapur.

“Sonte në Dumnicë nga afër ndjeva përkrahjen dhe entuziazmin. Në çdo fshat po na presin me dyer hapur, e kjo më jep motiv e energji për të punuar më fort.

Ju falemnderit për pritjen dhe për bisedat e sinqerta që ndamë!”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe:  Të shtënat drejt Top Channel, ndalohen dy shkodranë në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje me atentatin