Kthehet në normalitet furnizimi me ujë por vazhdon të mos jetë i pijshëm

Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, ujësjellësi ka bërë të ditur furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet por ai vazhdon të mos jetë i pijshëm.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.

Lexo edhe:  Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë