Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes tri veturave rrugës për Gërmi
Një aksident mes tri veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, rrugës për Gërmi, në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë, ka njoftuar se tre persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas njoftimit, i përfshirë ka qenë edhe një auto-taksi.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti./