Deklarohen nga Specialja, thonë se sot në Kosovë po kryhen disa operacione të mbështetura nga EULEX-i

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është bërë e ditur se janë duke u kryer disa operacione në Kosovë, në kuadër të procesit hetimor.
Sipas në njoftimi të bërë për media thuhet se këto operacione po bëhen në kuadër të hetimeve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Po ashtu u theksua se operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana e gjyqësorit në Hagë dhe po mbështeten nga EULEX në Kosovë, raporton lajmi.net.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Mëngjesin e sotëm në Kosovë janë arrestuar ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish luftëtari Fadil Fazliu.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit

Lexo edhe:  Rrëfimi i rrallë i veteranit të UÇK-së nga Shqipëria: Albin Kurti më la pa pension, dikur me bënte kafe me dorën e vet