Gjenden 20 fishek në valixhen e një qytetari në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 20 fishekë në valixhen e një personi, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Raportimi i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

 

ANP Prishtinë  04.12.2024 – 13:10. Njësiti policor gjatë kontrollit, në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjete dhe sekuestruar 20 copë fishekë të armës së zjarrit. Në konsultim me prokuronin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Pronari i "LILI Group" në Mitrovicë, Halil Ahmeti, po akuzohet se dëmtoi punëtorët duke u deklaruar pagat në në ATK 216€ ndërsa në kontratë i kishin 250 euro