Ndalohet i dyshuari i katërt për mashtrimin për shitjen e pronës 250 mijë euroshe në Prishtinë

Një skemë e sofistikuar e mashtrimit me prona u zbulua në shtator nga Policia e Kosovës dhe çoi në identifikimin e një grupi kriminal, të përfshirë në një rast të shitjes së një pronë 250 mijë euroshe në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht në nëntor për arrestimin e tre prej tyre, teksa i dyshuari i katërt ka qenë në arrati deri më sot.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Shpend Bobaj i shpallur në kërkim që nga dita e aksionit, është dorëzuar sot në Polici.

Bobaj është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dhe tre të dyshuarit e tjerë, Selami Mehmeti, Dashurije Neziraj dhe Isak Nuha, dyshohen se përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kishin planifikuar dhe tentuar që të realizonin me mashtrim, shitjen e një parcele që kap vlerën e 250 mijë eurove në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, gjatë aksionit, Dashurije Neziri, ishte kapur me një letërnjoftim të falsifikuar, që kishte të dhënat personale të pronares legjitime të pronës, të cilën ky grup po tentonte ta shiste.

Duke u paraqitur si pronare, e njëjta kishte kryer procedurat te noteri për autorizimin që parcela të shitet.

Policia kishte arritur që t’i kap të dyshuarit pasi ishte bërë kontrata te një noter në Gjilan dhe t’i arrestojë tre prej tyre fillimisht

Lexo edhe:  Kurti: Asociacioni është Zajednica e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës, nuk po zbatohet falë meje