I riu në Gjakovë e kërcënon policin: O mangup, uniformën kom me ta desh e shpirtin me ta marrë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, qoftë kur janë në uniformë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Kështu ka ndodhur edhe dje në Gjakovë, ku një polic u kërcënua seriozisht nga një 26-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, zyrtari policor ka kërkuar ndihmën e kolegëve pasi u përball me të dyshuarin, teksa po kthehej nga puna për në shtëpi.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka ndjekur policin me veturë, përkundër që ky i fundit i ishte shmangur së paku dy herë gjatë rrugës.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se megjithatë, i dyshuari arriti që t’i shkojë te vetura dhe ta kërcënojë me fjalë të ndryshme si “O mangup, uniformën kom me ta desh e shpirtin me ta marrë se ti n’burg m’çon, por unë kur dal…”.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor e ka denoncuar rastin dhe si rezultat, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i RTK-së