Një burrë u gjet i shtrirë në rrugë, vdiq në spitalin e Gjakovës

Edhe një rast i rëndë u shënua të shtunën në Gjakovë.

Dje pasdite rreth orës 17:10, një burrë ishte gjetur i shtrirë në rrugë.

Siç njofton policia, i njëjti është dërguar në spital ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po trajtohet si “Hetim i vdekjes”, transmeton Klankosova.tv

Lexo edhe:  Familjari i të moshuarës në Pejë: E kemi çuar për siguri, paguanim 650 euro në muaj