Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet një kanal i Iber Lepencit
Një shpërthim raprtohet të ketë ndodhur në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut, shkruan Jepi zë.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Iber – Lepencit, çka ka shkaktuar derdhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë.
Nuk dihet se si është shkaktuar incidenti, i cili ka ndodhur para orës 7 të mbrëmjes.
Policia e Kosovës ka dalë në vendngjare.
Jepi zë do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarjeje.