Lajm i hidhur: Kjo është 22-vjeçarja, që vdiq sot tragjikisht në autostradë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la të vdekur një të ren

Viktima është Laurina Kuqi, e moshës 22-vjeçare, e cila, sipas Policisë, në momentin kririk si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin mbi automjet, transmeton Jepi zë.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe menaxhmenti i “ETC-së” së Kaçanikut, duke njoftuar se viktima ishte pjesë e stafit të tyre.

Të njëjtën e përshkruajtën si një punëtore me energji, ppzitivitet e përkushtim për punën.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për enërgjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, thuhet në telegramin e tyre.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është personi që u prangos nga Krimet Ekonomike, ishte përfshirë në një aferë ryshfeti