Xhaka uron 28 Nëntorin: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka, iu ka uruar të gjithë shqiptarëve 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kapiteni i kombëtares zvicerane, ka bërë një shkrim në rrjetet sociale, duke cilësuar 28 Nëntorin si ditë të madhe për lirinë dhe identitetin.

“Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur”, ka shkruar Xhaka.

Lexo edhe:  “S’ke nevojë për qira”: Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren me të cilën bashkëjetoi