E rëndë: Pejani ushtron dhunë ndaj gruas shtatzënë dhe e çon te familja e saj, e kërcënon me vrasje

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ato përjetojnë dhunë edhe gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë.

Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer se burri i saj e ka dërguar në shtëpinë e prindërve dhe më pas e ka kërcënuar edhe me vrasje nëse kthehet te shtëpia e tij.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit dhe si rezultat i njëjti është kapur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është hapur si ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Përleshje në Prizren: 40-vjeçari e bën për spital një person, shpallet në kërkim nga Policia