Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në vendin e njohur si Konjuh, duke krijuar kolona të gjata automjetesh.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku si pasojë edhe tre persona kanë përsuar lëndime.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  E kuptoi se do të dërgohet 30 ditë në paraburgim, ikë nga stacioni i policisë në rastin e parë!