Kadetët e FSK-së e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh në kushte të rënda atmosferike

Kadetët e FSK-së e kanë përfunduar me sukses marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se kadetët kanë treguar disiplinë dhe vendosmëri, ani pse kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Mes tjerash, ministri Maqedonci është shprehur se është krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur.

Lexo edhe:  Varroset babai i zëvendësministrit të Qeverisë Kurti