Detaje të reja: 42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplagos me armën ilegale në veturë

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar edhe me plagosje. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili përfundoi në QKUK, pasi dyshohet se aksidentalisht e qëlloi veten me armë zjarri.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet se ka ndodhur në veturë dhe nga aty viktima është dërguar fillimisht në QKMF.

Nga aty, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar intervenimeve dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas rasti është proceduar, si dhe është sekuestruar arma ilegale që është përdorur nga 42-vjeçari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edhe:  Shpërthen një shok-bombë në veri