Dy shtetas së Serbisë kalojnë kufirin ilegalisht në Kamenicë, ndalohen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshimtë në Novosellë të Kamenicës.
Njësiti patrullues ka ndaluar një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, e që kishte kaluar ilegalisht kufirin.

“Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”.

Lexo edhe:  Kryqi i Kuq ka folur me familjarët e policëve, kjo është gjendja e tyre shëndetësore