E dhimbshme: Pas një komplikimi pas lindjes së vajzës, ndahet nga jeta gruaja nga Komorani

Familjet Shala e Bujupi kanë dhënë lajmin e hidhur për vdekjen në moshë të re, të më të dashurës së tyre, Festinës, raporton Sinjali.

Festina u nda nga jeta sot dhe lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e fshatit Vukovc në Drenas.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj, i cili njoftoi se gruaja i vdiq pasi një komplikimi pas lindjes së vajzës.

“Pas një komplikimi të madh pas lindjes nuk arriti te ia del luftës me jetë a vdekje. Zoti e dashti shumë dhe e mori. E priti një vajzë 9 vite, por nuk mundi ta gëzojë. Allahu e pastë dergu në xhehnet ishalla.”

Lexo edhe:  Universiteti i Prishtinës ndan nga 450 euro për studentët me aftësi të kufizuara