I akuzuari për vrasjen e bashkëshortes në Pejë nuk tentoi asnjëherë t’i takojë fëmijët e tyre

Për vrasjen e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj në Pejë, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë.

Burri i të ndjerës Edmond Lajqi, akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. I akuzuari ndodhet në qeli që nga dita kur kreu krimin dhe u dorëzua në Polici

Që nga koha kur i njëjti ndodhet në paraburgim, Lajqi nuk ka tentuar asnjëherë të takojë fëmijët.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.”

Gjyljeta la pas vetes tre fëmijë dhe u privua nga jeta disa ditë para se t’i mbushte 43 vjeç.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta nëna e komandatëve të UÇK-së, Ramë e Shukri Buja