Kjo është gruaja që u fut në telashe pasi incizoi jashtëligjshëm postbllokun e Policisë së Kosovës në Bistricë
Fotografimi i paautorizuar i postbllokut të Policisë së Kosovës pranë urës së Bistricës, i ka kushtuar me ndalim një gruaje, shtetase serbe, të dielën në Zveçan.
E dyshuara nuk ka përfillur as urdhrat e Policisë dhe për pasojë përfundoi në stacion policor.
Sinjali ka mësuar se gruaja që u shoqërua në stacion pasi u fut në telashe me Policinë është Jovana Radosavljevic.
E dyshuara ka bërë video incizim të postbllokut të Policisë përkundër faktit se ka shenja të qarta se filmimi është i ndaluar në këtë zonë.
Pasi njësia policore e ka ndaluar, të dyshuarës i është tërhequr vërejtja, por e njëjta ka shpërfillur urdhrat zyrtarë dhe më pas është shoqëruar në stacion policor.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.