E trishtë: Ky është 25-vjeçari nga Vragolia që humbi jetën në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.
Siç merret vesh i vdekur ka mbetur 25 vjeçari, A.G.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkakun e incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës.