Granit Xhaka po bëhet baba, e bën me dije përmes festimit të tij

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka po vazhdon shkëlqimin në nivelet më të larta të futbollit europian.

Ai shkëlqeu edhe mbrëmë gjatë ndeshjes së Bundesligas mes Bayer Leverkusenit dhe Heidenheimit që përfundoi 5-2 në të mirë të “Aspirinave”.

Xhaka fillimisht asistoi te goli i parë i shënuar nga Ezequiel Palacios, derisa edhe arriti të tundë vetë rrjetën e kundërshtarit.

Mesfushori që luan për kombëtaren e Zvicrës arriti që të shënojë një gol mjaftë të bukur, e që ishte i pesti për Leverkusenin në atë ndeshje.

Mirëpo, diçka ra më shumë në sy sesa goli.

Xhaka menjëherë pas golit, e kërkoi një top, të cilin e vendosi nën fanellë, duke paralajmëruar se po bëhet baba sërish.

Lexo edhe:  Pronari i autosallonit ku u vetaksidentua autobusi: Dëme 200 mijë euro, do të kërkojmë kompensim