Piloti i ri nga Vushtrria realizon fluturimin e tij të parë në Prishtinë, pritet me entuziasëm
Ervan Muliqi, piloti i ri nga fshati Sfaraqak i Komunës së Vushtrrisë, u prit me një transparent mbresëlënës dhe përshëndetje të ngrohta nga të afërmit e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Pas certifikimit të tij të fundit për pilot të aviacionit civil, Ervani po nis një kapitull të ri dhe premtues në karrierën e tij.
Në aterimin e tij në Prishtinë, familjarët dhe të afërmit e uruan për arritjen e rëndësishme, duke shprehur krenarinë e tyre për suksesin e tij në një fushë kaq sfiduese dhe të admirueshme.
Kjo arritje shërben si një shembull inspirues jo vetëm për të rinjtë e Sfaraqakut dhe Vushtrrisë, por për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre me pasion dhe përkushtim.
Urime për Ervanin dhe suksese në fluturimet e tij të ardhshme!